Leonardo DiCaprio i cili është një aktivist i zëshëm pro ambientit, sipas Retuers është në garë për të fituar nominim për Oscar.
Aktori amerikan ka përballë një rival që rrallë kush do e kishte besuar, përkatësisht ish-këshilltarin e Vladimir Putinit, Sergey Yastrzhembsky.
Kritikët besojnë se filmi dokumentar i Di Caprios, “Loja e Fildishtë” që flet për tregtinë ilegale të fildishit në Afrikë, do të nominohet për Oscar në kategorinë e filmave dokumentar.
Krahas tij, një tjetër film për të njëjtën temë, i realizuar nga Sergey Yastrzhembsky, zëdhënësi më i njohur i Kremlinit në perëndim mund ta marrë të njëjtin nominim. /Telegrafi/