Site icon Telegrafi

Ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon pritet të dalë para drejtësisë për sulmin ndaj Capitolit

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 229 pro dhe 202 kundër, kryesisht sipas linjave partiake, për të nisur gjykimin ndaj ish-këshilltarit të ish-presidentit, Donald Trump, Steve Bannon pasi ai sfidoi një thirrje nga komiteti që hetonte sulmin e 6 janarit në Capitol Hill.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi rezolutën për t’iu drejtuar Departamentit të Drejtësisë, e cila do ta gjykonte për shpërfillje.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland do të marrë vendimin përfundimtar nëse do ta ndjekë penalisht, raporton cnn.

Votimi i Dhomës së Përfaqësuesve vjen pasi komiteti i 6 janarit zyrtarisht e fajësoi Bannonin. Ky është një paralajmërim për dëshmitarët e mundshëm në lidhje me pasojat e mos bashkëpunimit me hetimet.

Bannon ka argumentuar më parë se nuk është në gjendje të bashkëpunojë me komitetin derisa çështjet e privilegjit ekzekutiv të zgjidhen nga gjykatat.

Ndryshe, më 6 janar shumë përkrahës të Trumpit kishin hyrë me dhunë në Kongresin amerikan dhe kishin shkaktuar shumë dëme materiale si dhe kanë vdekur disa persona. /Telegrafi/

Exit mobile version