Site icon Telegrafi

Ish-këshilltari i Thaçit bëhet shtetas i Kosovës (Foto)

Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Adri Nurellari është bërë shtetas i Kosovës.

Ai ka falënderuar presidentin për dekretin e dhënies së shtetësisë.

“Më në fund jam bërë shtetas i Republikës së Kosovës. Falënderoj Presidentin Thaçi për dekretin e dhënies së shtetësisë. Nga viti  2009 deri në janar të 2017-ës thuhet se mbi 37 000 qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare dhe shpresoj që kjo prirje disfatiste të marrë sa më shpejt fund dhe të rimëkëmbet besimi tek e ardhmja e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Nurellari në Facebook.

Exit mobile version