Site icon Telegrafi

Ish-këshilltari i Memli Krasniqit kundër listës së PDK-së!

Genc Prelvukaj ka shkruar një mesazh në llogarinë personale në Facebook ku shpjegon përse gjendet emri i anëtarit të grupit Etnon, Milot Hasangjekaj, në listën e të angazhuarve nga Komuna e Prishtinës, e cila është publikuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas PDK-së, njerëzit në atë listë, përmbi 200 persona, janë militantë të Vetëvendosjes, ndaj edhe i ka punësuar Komuna e Prishtinës.

Lexo po ashtu Reagon Milot Hasangjekaj: Nuk jam punësuar në Komunën e Prishtinës

Por, ish-kandidati për asamblist në Komunën e Prishtinës prej radhëve të PDK-së, e mohon kategorikisht se janë të punësuar prej Shpend Ahmetiti, sidomos anëtari tjetër i grupit Etnon, Milot Hasangjekaj.

“Po të ishte bërë ndonjë favorizim apo përjashtim shkaku i bindjeve politike ne nuk do të ishim ftuar në koncert shkaku i punës time politike në të kaluarën dhe unë i përgëzoj për këtë gjë. Sa për korrektësi më duhet të sqaroj një gjë. Ne kemi qenë të angazhuar nga Komuna e Prishtinës për përformancë siç bën dhe ka bërë komuna rregullisht për gjithë këto vite. Miloti si anëtar i grupit ka nënshkruar dokumentet e nevojshme të pagesës dhe kjo është arsyeja pse figuron emri i tij aty. Nuk ka kurrfarë punësimi apo angazhimi politik”, ka shkruar ish-këshilltari i ministrit Memli Krasniqi, që kohë më parë ishte ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Exit mobile version