Telegrafi

Ish kandidati për presidenti te Barcelona, Freixa: Është momenti ta marrim Ronaldon

Largimi i Leo Messit nga Barcelona në mes të krizës ekonomike ​​la një boshllëk të madh në ekipin.

Në një program televiziv, ish-kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa, është pyetur për një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në “Camp Nou”.

“Nëse ka një moment për ta bërë këtë çmenduri, është tani…”, ka deklarua Freixa.

Ai ka folur edhe për rikthimin e Xavi Hernandezit te Barcelona, këtë herë si trajner.

“Xavi nuk vjen me idenë për të vendosur gjoba dhe për të përndjekur lojtarët”.

“Ai dëshiron t’i bindë ata për një ide, t’i bëjë ata të luajnë në një mënyrë, t’i bëjë të kënaqen”, ka deklaruar Freixa që beson se Xavi do të ketë sukses. /Telegrafi/