Site icon Telegrafi

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar komune në Vushtrri merr librezën e PDK-së

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Refik Ramaj, sot ka kaluar në radhët e PDK-së, partinë e cila e kishte mposhtur në ato zgjedhje.

Ky aderim u bë gjatë një ceremonie të organizuar nga dega e PDK-së, ku mori pjesë edhe lideri i i kësaj partie, Kadri Veseli, i cili solemnisht ia dha librezën e partisë Refik Ramajt, ish oponentit të kryetarit aktual të Komunës, Bajram Mulaku, shkruan Veriu.info.

Në këtë takim me Këshillin Drejtues dhe strukturat e degës, Veseli ka folur për zhvillimin dhe sfidat e PDK-së.

Ndryshe para zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në vitin 2014, në degën e PDK-së kishte aderuar edhe ish kryetari i Komunës Muharrem Shabani, por i cili kohëve të fundit nuk po deklarohet se është pjesë e PDK-së.

 

Exit mobile version