Site icon Telegrafi

Ish-kancelari gjerman Schröder në spital – zbulohet gjendja e tij

Ish-kancelari Gerhard Schröder (SPD) ka hyrë në trajtimin klinik.

Sipas informacioneve, mjeku i tij ka vërtetuar se 80-vjeçari kishte një “sindromë tipike me shenja rraskapitjeje të thellë dhe mungesë të theksuar energjie”.

Siç theksojnë mediat, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një gjendje të lodhjes fizike, emocionale dhe mendore e shkaktuar nga stresi kronik.

Ish-kancelari thuhet se vuan gjithashtu nga “vështirësi të përqendrimit dhe kujtesës, si dhe çrregullime të gjumit”.

Përmes avokatit të tyre, familja Schröder i kërkoi shprehimisht publikut të respektonte privatësinë e tij.

Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të shtypit, shoqëruesit e ish-kancelarit prej disa kohësh janë të shqetësuar për 80-vjeçarin.

Sipas raportit, politikani i SPD-së duket të jetë gjithnjë e më i stresuar dhe jo më “i shkathët” sa ishte në ditëlindjen e tij të fundit.

Schröder do të jetë 81 vjeç në prill. /Telegrafi/

Exit mobile version