Site icon Telegrafi

Ish-kampioni i UFC-së, Israel Adesanya, është arrestuar në Nju Jork

Ish-kampioni i peshave të mesme të UFC-së, Israel Adesanya, raportohet se është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar JFK në Queens, Nju Jork. këtë të mërkurë në mbrëmje, pasi dyshohet se kishte në posedim ‘boks të hekurit’.

Adesanya i cili aktualisht renditet në vendin e parë të peshave të mesme në UFC, u mposht javën e kaluar në Madison Square Garden, nga Alex Pereira me një nokaut teknik në raundin e pestë të UFC 281.

Sipas një raporti nga TMZ Sports, Adesanya u arrestua këtë të mërkurë pasdite ndërsa përpiqej të kalonte nëpër kontrollet e sigurisë në aeroport, pasi dyshohej se mbante në posedim një ‘boks të hekurit’.

Boksi i hekurt është i jashtëligjshëm në shtetin e Nju Jorkut dhe klasifikohet si kundërvajtje.

Për këtë shkelje të ligjit Adesanya mund të dënohet me një periudhe deri në një vit burg, ose një gjobë me të holla, apo të dyja së bashku. /Telegrafi/

Exit mobile version