Twente është përjashtuar në ligën e dytë të Holandës për parregullsi financiare në klub.
Twente do të luajë në Eerste Divisie, shkurt në ligën e dytë të Holandës.
Klubi është përjashtuar nga Eredivisie për parregullsi financiare, raportojnë mediat holandeze.
Twente ka të drejtë të paraqes ankesë, dhe drejtori Onno Jacobs ka paralajmëruar se klubi nuk do të dorëzohet.
“Nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë deri në fund”, u shpreh ai. Mirëpo, tifozët janë të shokuar me lajmin.
Twentte ishin kampion në sezonin 2009-2010. /Telegrafi/