Telegrafi

Ish-kampioni i botës në boks, Zab Judah, shtrohet në spital pas gjakderdhjes në tru

Zab Judah (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ish-kampioni i boksit në pesha të lehta, Zab Judah, është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka pësuar gjakderdhje në tru, pas humbjes që pësoi ndaj Celtus Seldin të shtunën mbrëma.

Judah kishte zhvilluar përballje në të kaluarën me boksierët si, Floyd Mayweather dhe Amir Khan, duke përfituar shuma të majme, por karriera e tij mori një kthesë drastike.

41-vjeçari ka boksuar vetëm tri herë në gjashtë vitet e fundit, mirëpo u rikthye në ring pas 17 muajsh. Ai mori goditje të rëndë nga Seldin në duelin e tyre në New York para se arbitri të ndërhynte dhe ta ndalonte ndeshjen në raundin e 11-të.

Foto: Celtus Seldin

Statistikat treguan se Juda mori më shumë se 300 grushte nga kundërshtari, megjithëse ai protestoi me forcë kur arbitri Charlie Fitch e ndaloi përballjen.

Sidoqoftë, pas meçit ai e ka pranuar se kishte bërë një gabim me atë veprim ndaj gjyqtarit, pasi ishte i lodhur dhe i dërmuar nga të rënat e kundërshtarit. Juda ka një rekord prej 44 fitore dhe vetëm 10 humbje gjatë karrierës së tij 23-vjeçare. /Telegrafi/