Site icon Telegrafi

Ish i dashuri i Gentës fejohet me një tjetër këngëtare (Foto)

Derisa Genta Ismajli vazhdon të deklarohet “single”, ish i dashuri i saj, Milot Binaku, ka ndryshuar status.

Muzikanti i njohur, i cili për gjashtë vite me radhë ka qenë në lidhje me këngëtaren e famshme, tash e sa kohë është në krahët e një tjetër artisteje, transmeton Telegrafi.

Miloti tash e sa kohë është në lidhje me këngëtaren e re Vjosa Shehu, me të cilën të premten kanë ndërruar unazat.

Artistja e re është nga Prishtina, por jeton në Belgjikë, ku dhe ka orientuar karrierën e saj për tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/


Exit mobile version