Ish-hetuesi policor, Muhamet Muja, ka deklaruar se rastet e grabitjeve në Kosovë janë alarmante.
Ish-hetuesi Muja ka thënë në RTV Dukagjini, se kjo dukuri duhet të studiohet nga të gjithë ekspertët, sepse sipas tij, deri më tani nuk janë ndalur asnjëherë grabitjet dhe ritmi i tyre ka qenë pothuajse i njëjtë që nga paslufta.
“Me keqardhje raste të tilla si vepra kundër pasurisë asnjëherë deri tash nuk janë ndalur, fatkeqësisht asnjëherë nuk janë ndalur. Është alarmante mes institucioneve korrektuese janë mbushur me të dyshuar dhe të dënuar të rasteve kundër pasurisë e sidomos rastet grabitjeve. Ky fenomen duhet studiuar nga të gjithë ekspertët për shkakun se deri më tani nuk janë ndalë asnjëherë dhe ritmi i tyre ka qenë thuajse i njëjtë nga paslufta”, ka deklaruar ai.