Site icon Telegrafi

Ish-gruaja rikthehen historinë e tradhëtisë së Agonit, si reagoi reperi

Pas një kohe të gjatë, ditë më parë në vëmendjen e publikut dhe medias u rikthye edhe njëherë historia e Agon Amigës me ish-gruan dhe Afërdita Dreshajn.

Ishte vetë Egzona, ish-bashkëshortja e reperit, e cila edhe njëherë tha se ndarja e tyre erdhi si shkak i tradhëtisë së Agonit me Afërditën.

Megjithëse artistët e kanë mohuar një gjë të tillë, sipas saj mesazhet e publikuara në media janë të vërteta.

I kontaktuar nga Telegrafi, Agoni ka mohuar të flas rreth kësaj qështje duke thënë se nuk nuk ka çfarë të thotë rreth kësaj sepse nuk do që të hapë plagë.

Nuk dihet se kujt iu referua ai kur foli për plagët por duket se nga kjo histori, e cila akoma nuk u vërtetua, dikush ka mbetur i lënduar.

E gjithë historia nisi pas publikimit të bashkëpunimit të artisteve në këngën “Topless”, në videoklipin e së cilës u shfaqën të zhveshur dhe më vonë u publikuan disa mesazhe telefonike ku thuhej se janë shkëmbyer nga Agoni dhe Afërdita, të cilët siç mësohet nuk komunikojnë më me njëri-tjetrin./Telegrafi/.


Exit mobile version