Site icon Telegrafi

Ish-gruaja ia saboton martesën

Peruani 27-vjeçar, i cili bashkë me 27 çifte të tjera, para kamerave televizive, lidhte kurorë në qytetin Miraflores, ka përjetuar momente “që vërtetë nuk do t’i harrojë gjatë gjithë jetës së tij”.

Në momentin kur vendosi t’ia shprehte besnikërinë dhe dashurinë gruas së tij të re, Ortiz është sulmuar nga dy kushërire të ish-partneres së tij, të cilat e kanë nxjerrë atë jashtë sallës së kurorëzimit, ku e priste ish-partnerja e tij.

Aty ai është sulmuar nga ish-partnerja, e cila pretendon së është gruaja e tij, tezet dhe motrat e saj.

Ortiz ka shpjeguar se sulmin ndaj tij e ka bërë ish e dashura e tij, mirëpo familjarët e saj pretendojnë se ajo është grua e tij. Nuk është bërë e ditur nëse Ortiz ka pasur kurorë me këtë grua, e cila e ka akuzuar atë për mashtrim. /Telegrafi/

Exit mobile version