Ish-gruaja e këngëtarit Michael Jackson lë të kuptohet në mënyrë tronditëse se ajo ishte pjesërisht fajtore për vdekjen e tij.
Në një dokumentar amerikan, Debbie Rowe, 63 vjeçe, qan ndërsa thotë se mund të kishte bërë më shumë kur ai ishte nën efektin e përdorimit të qetësuesve.
Në një klip promovues të dokumentarit ajo thotë: “Duhet të kisha bërë diçka dhe nuk e bëra”, shkruan The Sun.
“Ka një numër njerëzish që vdiqën nga varësitë dhe në një farë mënyre unë isha pjesë e saj”, deklaron ajo.
Michael Jackson vdiq nga një arrest kardiak në qershor të vitit 2009 me mjaft qetësues të fuqishëm Propofol në sistemin e tij, aq sa për të mposhtur një rinoceront, tha për dokumentarin ish-mjeshtri i LAPD, Ed Winter.
Rowe u martua me Jacksonin në vitin 1996 dhe ishte nënë zëvendësuese e fëmijëve Prince dhe Paris.
Ajo ishte asistente e dermatologut kryesor Arnold Klein, i cili vdiq në vitin 2015.
Ai i dha Michale Jacksonit dhe të tjerëve qetësues të fortë.
Rowe tregon për dokumentarin: “Unë isha në thelb po aq e keqe sa ai (Klein) dhe më vjen shumë keq që mora pjesë në të”.
Rowe refuzoi të fliste për burrin e saj në mënyrë specifike në dokumentar dhe zgjodhi të fokusohej në vend të kësaj te Klein, i njohur gjithashtu si Babai i Botox-it.
Por ajo ka folur për dekada në media për mënyrën se si ajo ka shërbuer si infermiere e Javksonit dhe asistente e Klein ndërsa ai trajtonte muzikantin.
Gjatë një gjyqi civil për vdekjen e Michael Jacksonit në vitin 2013, ajo fajësoi ish-shefin e saj për ushqyerjen e vesit të drogës te burri i saj.
Klein, i cili ishte gjithashtu i njohur për trajtimin e yjeve të tjerë si Elizabeth Taylor, vdiq në moshën 70-vjeçare në Kaliforni në vitin 2015.
Marrëdhënia e Rowe me Michael ishte e mbuluar me fshehtësi.
Vetëm pak njerëz morën pjesë në dasmën e tyre të pazakontë, e cila u zhvillua në Sheraton në Hotel Park më 13 nëntor 1996, ndërsa Jackson ishte në turne për albumin e tij “HIStory”.
Në mënyrë të habitshme Rowe kishte veshur një fustan të zi jo-tradicional të nusërisë.
Fshehtësia rreth dasmës ishte aq intensive sa nuk u konfirmua apo mohua pasi ndodhi.
Stafi në Sheraton u betua që Jackson nuk kishte dalë as nga dhoma e tij, raportoi Irish Times.
Ish-çifti u takua për herë të parë 15 vjet para martesës së tyre kur Michael po trajtohej për një sëmundje të lëkurës.
Kuptohet se Rowe e ngushëlloi Jacksonin pas ndarjes së tij me vajzën e Elvis Presleyt, Lisa Marie dhe dyshja u bënë miq të mëdhenj.
Ajo ka folur sinqerisht në të kaluarën se si ndodhi martesa e stuhishme, në mënyrë që ata të kishin një familje, me Michaelin që ishte gati të bëhej prind më shumë se ajo.
Duke folur në një intervistë speciale televizive të vitit 2003 të quajtur “Michael Jackson: The Footage You Were Were Meant To See”, Rowe tha: “E bëra që ai të bëhej baba, jo që unë të bëhesha nënë”.
“Ti fiton titullin prind. Unë nuk kam bërë absolutisht asgjë për ta fituar atë titull. Kjo është për shkak se Michael bëri të gjithë prindërimin”.
“Nuk e bëra për të qenë nënë. Nuk ndërrova pelenat. Nuk u ngrita në mes të natës, edhe kur isha atje, Michael i bëri të gjitha”, theksoi ajo.
Dokumentari “TMZ Investigates: Who Really Killed Michael Jackson”, duke shfaqur intervista ekskluzive dhe të papara kurrë më parë, do të jepet premierë të martën e 6 shtatorit. /Telegrafi/