Telegrafi

Ish-gruaja e Jeremy Meeks ka abortuar nga stresi pasi ai e braktisi

(Foto: Getty Images)

Ish-gruaja e Jeremy Meeks, Melissa, ka thënë se kishte abortuar pasi 34-vjeçari e braktisi për pasaniken Chloe Green (vajzën e Philip Green).

Meeks u bë i njohur si “i burgosuri më atraktiv”, pasi që në vitin 2014 një fotografi e tij u shpërnda në masë të madhe në internet. Ai qëndroi në burg për 27 muaj për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa porsa u lirua nisi të punonte si model.

(Foto: Getty Images)

Pas daljes nga burgu dhe afrimit me jetën luksoze, Jeremy e braktisi gruan e tij dhe u lidh me trashëgimtaren e Topshop. 27-vjeçarja Chloe është shtatzënë dhe pret fëmijën e parë të çiftit.

Ndërsa tash, Melissa ka rrëfyer se e ka humbur një fëmijë përmes abortit spontan, kur Meeks e kishte braktisur.

(Foto: Getty Images)

Infermierja 37 vjeçare ka thënë se ishte ribashkuar me burrin e saj edhe pas publikimit të fotografive, ku shfaqej duke u puthur me Chloe në një jaht. Por, pasi kishin fjetur bashkë, Jeremy kishte aplikuar për shkurorëzim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Jeremy Meeks

“I pashë shumë fotografi të saj dhe atij të realizuara në Los Angeles, të cilat dolën për ditëlindjen time, më 14 korrik. Dukej mizore”.

(Foto: Getty Images)

“Disa javë më pas e mora vesh se isha shtatzënë, por isha nën stres të madh dhe e humba fëmijën”, ka treguar Melissa për Daily Mail.

Meeks dhe Melissa kanë një djalë tetëvjeçar, Jeremy Jr, i cili kishte qenë personi që e ka njoftuar nënën e tij se Chloe ishte shtatzënë.

(Foto: Getty Images)

Ajo ka thënë se ishte shokuar kur e ka marrë vesh, por kishte pritur që Jeremy të niste një familje me vajzën e një miliarderi, pasi i do paratë.

Chloe dhe Meeks u takuan në verën e kaluar dhe që atëherë janë në lidhje. Vajza e Philip Green ka pasur lidhje të shumta me personazhe të njohura, si Ollie Locke, Marc Antony, Djibril Cisse e Jermain Defoe. /Telegrafi/