Telegrafi

Ish-gruaja e Hulk flet pasi futbollisti u martua me mbesën e saj: E kisha si vajzën time

Hulk dhe partnerja e re, Camila Angelo (Foto: Instagram/hulkparaiba)

Iran Angelo de Souza, ish-gruaja e futbollistit brazilian, Hulk, ka folur në lidhje me vendimin e lojtarit që të martohet sërish, edhe atë me mbesën e saj, Camila Angelo.

Sulmuesi, emri i vërtetë i të cilit është Givanildo Vieira de Sousa, në fund të vitit të kaluar u bë temë e faqeve rozë për shkak të jetës së tij personale.

Ylli i Shanghai SIPG i dha fund martesës 12 vjeçare me Iran, me të cilën i ka tre fëmijë. Por, ajo që mori vëmendje të madhe ishte partnerja e tij e re – mbesa e ish-gruas së tij, Camila.

(Foto: Instagram)

Ish-bashkëshortja e Hulk është shprehur e hidhëruar shumë me mbesën e saj, të cilën thotë se e ka dashur si vajzën e saj.

Lexo po ashtu Historia e çuditshme dashurisë së Hulk, ndahet nga bashkëshortja dhe nis romancën me mbesën e saj

“Nuk e kuptoj se çfarë ndodhi. Dhimbja është e madhe dhe mendoj se mund të ma thyejë zemrën”.

(Foto: Instagram/hulkparaiba)

“E kam pasur si vajzën time. I kam dhënë gjithçka asaj vajze dhe kam hequr dorë nga ëndrrat e mira që t’ia realizoj ëndrrat e saj”.

“Ajo i njihte dobësitë e mia, dhimbjet dhe frikët. Më duket sikur më është dashur ta varros të gjallë një vajzë”, ka deklaruar de Souza për Record. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/hulkparaiba)