Iran Angelo de Souza, ish-gruaja e futbollistit brazilian, Hulk, ka folur në lidhje me vendimin e lojtarit që të martohet sërish, edhe atë me mbesën e saj, Camila Angelo.
Sulmuesi, emri i vërtetë i të cilit është Givanildo Vieira de Sousa, në fund të vitit të kaluar u bë temë e faqeve rozë për shkak të jetës së tij personale.
Ylli i Shanghai SIPG i dha fund martesës 12 vjeçare me Iran, me të cilën i ka tre fëmijë. Por, ajo që mori vëmendje të madhe ishte partnerja e tij e re – mbesa e ish-gruas së tij, Camila.
Ish-bashkëshortja e Hulk është shprehur e hidhëruar shumë me mbesën e saj, të cilën thotë se e ka dashur si vajzën e saj.
“Nuk e kuptoj se çfarë ndodhi. Dhimbja është e madhe dhe mendoj se mund të ma thyejë zemrën”.
“E kam pasur si vajzën time. I kam dhënë gjithçka asaj vajze dhe kam hequr dorë nga ëndrrat e mira që t’ia realizoj ëndrrat e saj”.
“Ajo i njihte dobësitë e mia, dhimbjet dhe frikët. Më duket sikur më është dashur ta varros të gjallë një vajzë”, ka deklaruar de Souza për Record. /Telegrafi/