Ndeshja e javës së 30-të në La Liga, ndërmjet Real Sociedadit dhe Real Madridit, është shoqëruar me kundërthënie të shumta.
Los Blancos u larguan nga San Sebastian me pikë maksimale pas fitores prej 2-1, ndërsa kundërthënia e parë kishte të bëjë me penalltinë e nxjerrë nga Vinicus Jr., të cilën e konvertoi në gol Sergio Ramos.
Ish-gjyqtari i UEFA-s tash analist në I, Iturralde Gonzalez, ka thënë se vendimi i gjyqtarit Xavier Estrada për penallti ishte i drejtë.
Tjetër moment i diskutueshëm ishte goli fantastik i Adnan Januzajt që u anulua për pozitë jashtë loje – për faktin se Mikel Merino ka mundur t’ia bllokonte pamjen portierit Thibaut Courtois.
https://youtu.be/Ghegb1T1BTE
Gonzalez pohon se goli ishte i rregullt, duke qenë se, si pas tij, shkalla e pengesës së lojtarit me portierin vlerësohet nga largësia në mes tij dhe portierit, dhe nëse futbollisti lëviz për t’ia bllokuar pamjen portierit apo shmanget nga rruga e lëvizjes së topit.
“Pengesa në një rast si ky është më shumë çështje subjektive sesa faktike dhe personalisht mendoj se nuk është dashur të jepet pozitë jashtë loje, sidomos kur kihet parasysh se lojtari është jashtë gjashtëmetrshit dhe së paku 5.5 metra larg portierit”, ka deklaruar ish-gjyqtari.
Konsultimi i VAR-it erdhi edhe te goli i Karim Benzemas lidhur me kontrollimin e topit me sup apo me dorë që rezultoi se gjithçka ishte e rregullt, ndërsa Gonzalez konsideron se vendimi i gjyqtarit të ndeshjes në këtë rast ishte i drejtë. /Telegrafi/