Në Spanjë ka shpërthyer një polemikë e ashpër, pasi presidenti i Villarealit Fernando Roig kishte pohuar se gjyqtarët e takimit kishin dalë nga stadiumi me çanta të klubit madrilen.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se kjo në fakt nuk është një gjë e veçantë, pasi thuajse të gjitha klubet spanjolle u japin dhurata simbolike gjyqtarëve duke i vendosur në qese/çanta me simbole të klubeve.
Në më të shumtën e rasteve, bëhet fjalë për gjëra të vogla marketingu të skuadrave si fletore, flamuj, shalle apo lapsa, transmeton Telegrafi.
Por ish-gjyqtari Iturralde Gonzalez, ka zbuluar për mediat spanjolle se në fakt, dhurata e madrilenëve nuk ishte edhe aq e vlerësuar mes “xhaketave të zeza” për një arsye të thjeshtë.
“Në ato çanta futej një fanellë XXXL, praktikisht ato që nuk shiteshin te dyqani i klubit”, shpjegoi Gonzalez. /Telegrafi/