Ish-kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi ka konfirmuar kandidaturën e tij për president të vendit.
Idrizi në një deklaratë për Telegrafin tha se është dëshirë e tij të kandidojë për të parin e shtetit.
“Po ju konfirmoj se është një ofertë e imja për këtë pozitë”, tha shkurtimisht ai.
Për postin e presidentit është shprehur i gatshëm edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, madje ai kishte paralajmëruar edhe prishjen e koalicionit qeverisës nëse nuk përkrahet për këtë pozitë.
Përkundër insistimit të Haradinajt, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ditë më parë ka pohuar se për presidenti duhet një kandidat i pavarur.
“Të kemi në kandidat të pavarur për President të vendit. Ta gjejmë një figurë që merr përkrahjen e shumicës së partive politike”, kishte thënë ai.
Theksojmë se aktualisht kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është duke ushtruar postin e presidentes, ajo është emëruar në këtë pozitë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, ku shkak për këtë ishte konfirmimi i aktakuzës nga Specialja./Telegrafi/