Ish-gjyqtari i njohur i La Ligas, Eduardo Iturralde, në një prononcim për Carrusel Deportivo ka dhënë versionin e tij për rastin që shkaktoi kaos në ndeshjen Valencia – Real Madrid.
Madrilenët protestuan ashpër pasi sipas tyre gjyqtari kryesor i takimit Gil Manzano i dha fund ndeshjes në momentin kur Brahim Diaz krosoi brenda zonës dhe eventualisht Jude Bellingham që realizoi golin e tretë, i cili do të ishte i fitores për Real Madridin.
Me të përfunduar ndeshja, u shkaktua një kaos i paprecedentë në fushë, ndërsa Jude Bellingham mori karton të kuq pas nervozizmit të tij ndaj gjyqtarit.
“E kuptoj nervozizmin e lojtarëve të Real Madridit, sepse është një nga situatat që është menaxhuar më së keqi”, ka thënë Iturralde.
⚠⚽ @Itu_Edu sobre el gol anulado a Bellingham para el Real Madrid en el #ValenciaRealMadrid
❌ “Entiendo el cabreo de los jugadores del Madrid porque es una de las jugadas con peor gestión”
? “Si dejas sacar el corner, NO puedes pitar justo antes de un centro al área” pic.twitter.com/oVs2rojGD4
— Carrusel Deportivo (@carrusel) March 2, 2024
“Nëse lejoni që rivënia këndore të ekzekutohet, ju nuk mund ta përfundoni ndeshjen kur krosimi po shkon brenda zonës”, është shprehur ish-gjyqtari spanjoll.
Përveç Iturraldes, reagim pati edhe nga një ish-gjyqtar tjetër tashmë në pension i elitës së futbollit spanjoll, Xavi Estrada Fernandez, i cili përmes platformës X (ish-Twitter) bëri një postim të shoqëruar vetëm me një emotikon, duke lënë të nënkuptohet vendimi kontrovers i Manzanos./Telegrafi/
🙈
— Xavi Estrada Fernàndez (@XavierEstradaF1) March 2, 2024