Juventusi ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Federico Bernardeschi fitoi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes, që Ronaldo e ktheu në gol.
Por eksperti i gjykimit Andujar Oliver beson se ajo penallti nuk duhej të ishte dhënë.
Angel Correa vuri dorën në shpinë e lojtarit të Juventusit, ku Andujar Oliver nuk mendon se ishte e mjaftueshme për penallti.
“Perceptimi im është se penalltia nuk duhet të ishte dhënë”.
“Ai ishte prekur, por jo i mjaftueshëm”, ka thënë eksperti i gjykimit në Radio MARCA.
RT if you think this was a Penalty, Like if you disagree #JuveAtleti pic.twitter.com/4VLsv3fgyd
— Twita GuyMan (@Scholarstiq) March 12, 2019
Ronaldo shënoi tri herë në këtë ndeshje, duke treguar se mbetet ndër më të mirët. /Telegrafi/