Site icon Telegrafi

Ish-gjeneralit serb i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh

Ish-gjeneralit serb, Millovan Bojoviq, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga autoritetet kosovare. I njëjti është transferuar në burgun e Gjilanit, ka thënë për mediat serbe, vajza e tij.

Bojoviq dyshohet për krime lufte ndaj etnisë shqiptare në Kosovë.

Në ndërkohë, lirimin e tij me ngulm po e kërkojnë autoritete e Beogradit.

Ai u arrestua të premten në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi, në Merdare.

Exit mobile version