Site icon Telegrafi

Ish-gjenerali: Zbatova vetëm urdhrat e Mediut

"Kam pasur dhe detyrën e transportit të municioneve drejt fabrikës në Gërdec si dhe në drejtime të tjera. Gjithë procesi që ka qenë nën përgjegjësinë e bazës sime vartëse, si nxjerrja e municioneve nga depot, ngarkimi i tyre në makina transporti nën masa sigurie dhe deri te dhënia në dorëzim të ndërmarrjes MEICO, qoftë për demontim, qoftë për veprime të tjera transporti, është i rregullt dhe në bazë të urdhrave dhe ligjeve në fuqi", dëshmoi Bahja.

Ish-gjenerali tha më tej se "pasi ka lënë detyrën e diplomatit, ai drejtonte prej 10 muajsh Komandën Mbështetëse, e cila merrej edhe me transportin e municioneve drejt Gërdecit".
Gjatë kësaj kohe drejt punishtes së Gërdecit, sipas Bahjes, janë transportuar më shumë se 100 tonë municione në ditë. Ish-gjenerali ka shtuar se shpenzimet e transportit nuk ishin llogaritur, pasi asnjëherë ky proces në ministrinë e Mbrojtjes nuk ishte bërë me pagesë./Telegrafi/
 

Exit mobile version