Site icon Telegrafi

Ish-Gjenerali Wesley Clark: Baza e Rusisë në Nish mund të destabilizojë Ballkanin

Ish-Gjenerali Wesley Clark, i cili ka udhëhequr sulmet e NATO’s gjatë vitit 1999, ka akuzuar Rusinë se po përdor Ballkanin si një pikë strategjike për të krijuar kriza. Clark hedh dyshime mbi ndërtimin e një baze humanitare ruse në territor të rrethuar nga shtetet dhe bazat e NATO’s.

Clark ishte në Kosovë këtë javë për të shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO’s ndaj caqeve serbe, të cilat parandaluan spastrimin etnik.

Clark në një intervistë për televizionin publik, ka treguar për rëndësinë e prezencës së trupave të NATO’s në Kosovë, gjë që ka ndikuar në paqe dhe stabilitet në Ballkan.

Por ai ka paralajmëruar për rrezikun që vjen nga Rusia.

“Putin gjithmonë lë hapur një mundësi.. Një krizë që pritet të ndodh. Në çdo moment që i duhet një krizë, ai mund të fillojë një të tillë, ndoshta këtu, ndoshta në Ukrainë apo në shtetet Baltike”, tha Clark.

Ai kë vënë gishtin tek baza humanitare ruse në qytetin serb të Nishit.

“Ajo është një qendër humanitare që ka mundësinë të përdoret për gjithçka”

Qendra ruso-serbe ishte krijuar në vitin 2012 si një stacion i emergjencës dhe është nën kontrollin e ministrisë së mbrojtjes civile ruse.

Exit mobile version