Site icon Telegrafi

Ish-gjenerali serb kundërshton dënimin me një muaj burgim

Milovan Bojoviq ka filluar të qajë posa ka parë një familjar të tij brenda në sallë të gjykimit.

Ish-gjenerali serb të martën është lejuar të shkëmbejë vetëm disa fjalë me familjarë dhe pastaj është urdhëruar që të ulet disa karrige më larg, shkruan sot Koha Ditore.

Një javë më parë ai është dënuar me një muaj burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, pasi më 8 prill ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë. Bojoviq pati udhëhequr operacionet e ushtrisë serbe në rajonin e Llapit gjatë luftës së fundit në Kosovë, kurse tani është në pension.

Vendimin e shkallës së parë ai e ka kundërshtuar ditë më parë përmes avokatit mbrojtës në Gjykatë të Apelit.

Gjatë shqyrtimit të ankesës të martën është dëgjuar fillimisht një ekspert mjeko-ligjor rreth aftësisë së tij shëndetësore për të vazhduar me gjykimin.

Exit mobile version