Site icon Telegrafi

Ish-futbollistja diagnostikohet me kancer teksa është edhe shtatzënë (Foto)

Ylli i futbollit në pension, Lauren Holiday, e cila është edhe shtatzënë, është diagnostikuar me një tumor të trurit.

Atletja 28 vjeçare ka fituar një medalje të artë në Olimpiadë dy herë si pjesë e ekipit kombëtar të futbollit të femrave së SHBA-së, transmeton Klan Kosova.

Bashkëshorti i saj, Jrue Holiday, ka folur në lidhje me diagnozën shkatërruese derisa ata po presin lindjen e fëmijës së tyre të parë. Lauren duhet të presë që të ketë një operacion deri pas lindjes së vajzës së çiftit.

“Familja ime vjen para basketbollit. Unë jam padyshim i bekuar për të luajtur këtë lojë, por gruaja ime është gjëja më e rëndësishme në botë për mua. Ajo vjen para çdo gjë tjetër”, ka thënë burri i saj për NOLA.com.

Jrue, i cili luan për New Orleans Pelicans, njoftoi se do të humbasë kohë duke luajtur këtë sezon të NBA, pasi që i duhet të kujdeset për gruan dhe vajzën e tij.

Exit mobile version