Site icon Telegrafi

Ish-futbollisti i West Ham që dikur luante ndaj Neymar, burgoset pasi tentoi grabitjen e një vazoje antike në muzeun e Zvicrës

Një ish-lojtar i West Ham-it, i cili u përpoq të ndihmonte në shitjen e një vazoje antike prej 2 milionë funteve, të vjedhur gjatë një grabitjeje në një muze në Zvicër, është burgosur.

Kaine Wright, 26 vjeç, u kap në një aksion të fshehtë të policisë së bashku me bashkëpunëtorët Leslie Nkhwa, 47 vjeç dhe David Lamming, 31 vjeç.

“Vazoja e rrallë e shegës” u vodh gjatë një bastisjeje në Muzeun e Arteve në Gjenevë në qershor të vitit 2019.

Treshja u përpoq ta shiste atë për 1 milionë euro, por më vonë e uli çmimin në 450,000 mijë euro.

Kostoja e asaj vazoje është vlerësuar nga ekspertët diku rreth 1.96 milionë funte. Wright dhe Lamming u burgosën sot me tre vjet pas këtij komploti.

Futbollisti luajti si mesfushor si për West Ham ashtu edhe për ekipin e të rinjve të Brentford.

Pas largimit nga klubet e Ligës Premier, Wright u transferua në Major League Soccer në Amerikë.

Në vitin 2019, ai përfaqësoi Anglinë në Kupën e Botës versioni me gjashtë lojtarë. Në kuadër të këtij kompeticioni ai kishte luajtur ndaj yllit të PSG-së, Neymar, në vitin 2017./Telegrafi/

 

Exit mobile version