Një futbollist 20-vjeçar, i cili dikur kishte prova me Manchester United, i dha fund jetës së tij pasi problemet e vazhdueshme me lëndimet nuk e lejuan të zhvillohej si lojtar.
Joel Darlington, i përshkruar si një talent i jashtëzakonshëm, luajti për Uellsin në nivelin e të rinjve dhe triumfoi me Shrewsbury Town para se të debutonte me Bala Town, ku ishte golashënuesi më i mirë i akademisë në sezonin 2016/17.
Aventura e tij te United përfundoi kur ai pësoi një lëndim në kraharor, ndërsa në vitin 2017 kishte një lëndim edhe më serioz, pasi lëndoi shpinën.
This is terrible to see😔 20-year-old ex Wales youth player Joel Darlington sadly took his own life on March 18 after battling Mental Health issues as a result from a spate of injuries ☹️
He was suffering from anxiety after enduring a serious long-term back injury
RIP Joel.😇 pic.twitter.com/yadbDoni1N
— MindBall (@themindball) August 16, 2019
Komplikimet e shpinës nuk mund të ndihmoheshin nga fizioterapeutët dhe sipas Daily Post përfundimisht i dhanë fund shpresave të tij për t’u bërë një futbollist profesionist.
Më 18 mars, një ditë pas një bisede pozitive me babanë e tij, ai tentoi të bënte vetëvrasje në garazhin e shtëpisë e tij në Uellsin e Veriut, mirëpo u shpëtua nga vëllai i tij Kyran.
Një kërkim, ku prindërit e tij, Shaun Darlington dhe Dawn Davies nuk ishin të pranishëm, kishin gjetur më vonë disa shënime vetëvrasëse.
Joel bëri vetëvrasje shkaku i depresionit të tepërt që kishte pësuar në lëndimet e shpeshta në futboll e që për më shumë e detyruan të largohej edhe nga kolegji. /Telegrafi/