Ish-ylli i Chelseat dhe Bayern Munich, Michael Ballack, do të shesë Ferrarin e tij shumë të rrallë për një shumë prej 15 milionë euro.
Ballack , tani 47 vjeç, e bleu makinën 16 vjet më parë gjatë kohës sa luante në “Stamford Bridge” me fanellën e Chelseat.
Ai e bëri investimin pasi krijoi një miqësi të ngushtë me legjendën e Formula 1, Michael Schumacher, i cili voziste për Ferrarin në atë kohë.
250 GT SWB California Spider njihet si veturë e rrallë me një shpejtësi të madhe.
Kjo veturë do të dalë në ankand deri në 15 milionë euro.
Ish-mesfushori e nisi karrierën e tij në 1995 kur iu bashkua Kaiserslautern, ndërsa luajti edhe te Bayer Leverkusen, Chelsea dhe Bayern Munich./Telegrafi/