Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Philipp Degen, ka kritikuar shumë ashpër Xherdan Shaqirin.
Futbollisti nuk është tifoz i shokut të tij zviceran, i cili u largua nga Stoke City për te The Reds.
“Unë mendoj se është një transferim kompensimi për Liverpoolin, ai ishte i lirë për kushtet angleze”, tha ai.
Degen, i cili tani është agjent dhe zbulues i talenteve, tha se “Gjithçka në jetë do të arrijë me ju, vazhdoj t’iu them lojtarëve të mi: Gjithmonë imagjinoni një pasqyrë, gjithmonë jini të përulur, nuk duhet harruar: Stoke ka rënë poshtë me të”.
“Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm se si luan atje. Ky nuk është më Stoke, dallimi është si dita me natën, nuk do të jetë e lehtë për të”, tha në përfundim ish-reprezentuesi zviceran.
Degen kujtojmë se ishte pjesë e skuadrës angleze për tre vjet, ku pati shtatë paraqitje dhe nuk shënoi asnjë gol.
Shaqiri ka luajtur vetëm në një ndeshje për liderin aktual të Ligën Premier gjersa në ndeshjet e fazës përgatitore ishte fantastik. /Telegrafi/