Ish-mesfushori i Evertonit, Diniyar Bilyaletdinov, është ftuar për të luftuar me forcat e armatosura ruse në Ukrainë, pavarësisht se është mbi kriteret e moshës për rekrutim.
Biljaletdinov kaloi tre vjet në “Goodison Park” pasi u soll në klub nga trajneri i atëhershëm, David Moyes për 10 milionë euro në vitin 2009.
Ai u kthye në vendlindjen e tij në Rusi në vitin 2012 dhe 37-vjeçari u tërhoq nga futbolli në vitin 2019 pas një periudhe të shkurtër në klubin lituan Riteriai.
Lajmi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm në mes të agresionit aktual kundër Ukrainës.
Si rezultat i këtij vendimi, mobilizohen burrat e moshës ushtarake që kanë shërbyer më parë në forcat e armatosura dhe kanë disa specialitete ushtarake.
Biljaletdinov është mbi kufirin e moshës 35 vjeçare, por besohet se arsyeja e rekrutimit të tij mund të jetë fakti se ai ka shërbyer më parë.
Diniyar Bilyaletdinov, the former Everton midfielder, has been called up to the Russian army – despite being over the maximum age, according to his father https://t.co/Ej6ZuSuIAv
— Times Sport (@TimesSport) September 28, 2022
Në një intervistë për Sport24 të Rusisë, babai i Dinijar Rinat Biljaletdinov konfirmoi se djali i tij ishte mobilizuar.
Meqë ra fjala, Biljaletdinov bëri 46 paraqitje për kombëtaren ruse midis viteve 2005 dhe 2012 dhe ishte pjesë e ekipit që arriti në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2008. /Telegrafi/