Telegrafi

Ish-futbollisti kaloi 2.414 km dhe vizitoi 44 klube për grumbullimin e një milion funteve për t’i ndihmuar të sëmurët nga kanceri (Foto)

Për herë të parë, pas dy javësh, Francis Benali mund të relaksohet. I rraskapitur, por i gëzuar, ai është pushtuar nga emocionet kur arriti në stadiumin St Mary para ndeshjes ndërmjet Southamptonit dhe Burnleyt.

“Benali, Benali!”, ishin brohoritjet në Northam Stand – pjesën më të zhurmshme të stadiumit të Southamptonit, për të vazhduar me një kor familjar: “Ohh!!! Francis Benali!”.

I gjithë stadiumi thërriste emrin e tij.

47-vjeçari e kompletuar rrugëtimin e tij prej 1.500 miljesh (2.414 kilometra) duke i vizituar stadiumet e 44 klubeve nga Liga Premier dhe Championship, për objektivin e tij për të grumbulluar fonde prej një milion funtesh për organizatat që ndihmojnë në hulumtimet për shërimin e kancerit.

Benali i freskët në ditën e parë.

Imagjinoni, një ditë maratonike shoqërohej me vrapim dhe ecje me biçikletë prej 74 miljesh (119 kilometra). Mirëpo, gjatë gjithë kohës, ai ishte i buzëqeshur dhe i përshëndeste njerëzit ngado që shkonte.

Maska me fytyrën e tij ishin vendosur në ulëset e tifozëve vendas.

Muskuli i pasmë i kofshës së majtë iu zgjat, kurse tetiva e Akilit e këmbës së djathtë iu lëndua. Mirëpo, ai arriti të rishfaqej në stadiumin St Mary, ku e kishte përfunduar karrierën 16 vjeçare me Southamptonin.

Benali duke u trajtuar, pasi filloi të ndjente dhimbje pas ditës së katërt.

“Me shumë dashur dhe mbështetje. Më detyroi të prekja kufijtë. Mund të them se ishte një përvojë që ta ndryshon jetën. Shpresoj që donacionet që vijnë për bamirësi, t’ua ndryshojnë jetën njerëzve që vuajnë nga kanceri, tash dhe në të ardhmen”, ka deklaruar Benali.

Ish-mbrojtësi duke bërë një banjë akulli pas një dite të angazhuar.

Në një postim në Twitter, ‘Cancer Research UK’ ka bërë të ditur se falë tij deri më tani janë grumbulluar 350 mijë funte dhe fondet vazhdojnë të rriten.

Futbollisti anglez pjesën kryesore të karrierës e ka kaluar te Southamptoni (1988–2004), një sezon ishte i huazuar te Nottingham Forest (2001) dhe dy sezone ka luajtur te Eastleigh (2006-2008). /Telegrafi/

Lista e klubeve të vizituara nga Benali.