Ish-futbollisti gjerman, Mario Basler, e ka kritikuar Gianluigi Buffonin duke thënë se Juventusi nuk do të mund ta fitojë Ligën e Kampionëve derisa ai është në portë.
40-vjeçari dështoi ta ndalte një gjuajtje të lirë nga Christian Eriksen duke i mundësuar Tottenham Hotspurit që ta barazonte rezultatin (2-2) në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Gjatë një interviste për një televizion gjerman, anësori i dikurshëm i Bayern Munichut dhe Gjermanisë të gjitha kritikat i drejtoi kah kapiteni i Bianconerëve.
A Happy 26th Birthday to Spurs' Christian Eriksen.
Here's his free-kick goal last night against Juventus! 🔥. pic.twitter.com/7Uf6NhSLJd
— Betin (@BetinKenya) February 14, 2018
“Gigi ka qenë një portier i jashtëzakonshëm, mirëpo nganjëherë e gabojmë kohën e duhur për t’u pensionuar”.
“Atij i ka humbur momenti i pensionimit, unë hoqa dorë në moshë 33 vjeçare. Klubi dhe trajneri duhet t’i thonë se ka ardhur koha për t’i dhënë fund”.
“Ndoshta ka shumë dëshirë ta fitojë Ligën e Kampionëve, por ai nuk është më portier i nivelit ndërkombëtar dhe Juventusi nuk do të jetë në gjendje ta fitojë trofeun me të”, ka deklaruar Basler.
Mario Basler është fitues i Kampionatit Evropian të vitit 1996 me kombëtaren e Gjermanisë.
Ai ka luajtur për tri sezone të Bayern Munichu (1996-1999) dhe gjatë kësaj kohe e ka fituar dy herë Bundesligan, një DFB Pokal dhe ka qenë finalist i Ligës së Kampionëve në sezonin 1998/1999 (të cilin e fitoi Manchester Unitedi). /Telegrafi/