Site icon Telegrafi

Ish futbollisti i Feronikelit, Keith Groeneveld në lidhje dashurie me aktoren Adriana Matoshi: Ai nuk la gjurmë në fushë, por jashtë saj duket se po

Kur te Feronikeli erdhi trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Agim Sopi dhe ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, sollën disa lojtarë nga jashtë në këtë klub. 

Një nga lojtarët që Sopi dhe Bunjaki i patën afruar te Feronikeli ishte edhe qendërmbrojtësi nga Afrika e Jugut me nënshtetësi belge, Keith Groeneveld.

Groeneveld kishte befasuar të gjithë kur vendosi t’i bashkohej ish-kampionit të Kosovës, pasi ai kishte qenë më parë edhe pjesë e akademisë së klubit të madh anglez, Manchester United.

21-vjeçari nuk i përmbushi pritshmëritë e tij te klubi nga Drenasi, duke u larguar në verën e këtij viti, por duket se tashmë ai ka lënë gjurmë në vendin tonë.

Groeneved ka nisur një lidhje dashurie në Kosovë me aktoren e mirënjohur, Adriana Matoshi, derisa dyshja nuk hezitojnë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Groeneveld dhe Matoshi e kanë konfirmuar lidhjen e tyre edhe në emisionin Prive, ndërsa ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ku shpesh i shprehin dashuri njëri-tjetërit.

Qendërmbrojtësi afrikan ka nisur të merret edhe me muzikë, pasi që në karrierën futbollistike, që prej largimit nga Feronikeli, ka mbetur pa skuadër.

Dyshja duket se po kalojnë kohë shumë të mirë në prani të njëri-tjetrit.

Sa i përket karrierës së Groeneved, ai më parë ka qenë pjesë e klubeve belge, KV Mechelen, Standard Res, më pas në Afrikën e Jugut te Cape Toën City dhe së fundmi te Feronikeli.  /Telegrafi/

Exit mobile version