Telegrafi

Ish-futbollisti i dyja skuadrave, Dietmar Hamann: Livepooli favoritë kundër Bayernit

Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Bayern Munichut, Ditmar Hamann ka analizuar çiftet e fazës të pas grupeve të Ligës së Kampionëve.

Liverpool dhe Bayern Munich do të takohen 1/8 e finales së kësaj gare evropiane për klube.

Hamann me fanellën e Bayernit

Legjenda gjermane është i bindur se bavarezët do të eliminohen prej skuadrës së Ligës Premier.

“Ekipin e (Jurgen) Kloppit do të dëshiroja në ndeshjen e fundit. Pra, Bayerni ka pak gjasa kundër anglezëve”, tha Hamann për Sky Deutschlans.

“Çfarë na ka dhuruar sërish Liverpooli, ishte tepër mbresëlënëse. Për mua, Bayern për herë të parë pas shumë viteve nuk është favoritë”.

Hamann, futbollist i Liverpoolit

“The Reds kanë humbur tri herë si mysafirë, por janë ende në garë. Kjo po e bën shumë të veçantë ekipin”, tha ai.

Ndryshe, Hamann në të kaluarën është paraqitur 191 herë për Liverpoolin gjersa për gjermanët ka djersitur 105 herë fanellën. /Telegrafi/