Telegrafi

Ish-futbollisti danez i infektuar me coronavirus shkoi për ta parë ndeshjen Brondby – Lyngby, por ai infekton pjesëtarët e të dyja skuadrave

Virusi i tmerrshëm coronavirus është shpërndarë me shpejtësi në gjithë botën.

E nga ky virus janë prekur edhe sportistët, ku ka disa raste në futbollin italian.

Së fundmi një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në Superligën e Danimarkës, më saktësisht në takimin Brondby – Lyngby.

Ish-mesfushori i Kombëtares së Danimarkës, Thomas Khalenberg kishte vendosur të shihte nga stadiumi këtë takim, por ai nuk ishte në dijeni se ishte infektuar me coronavirus.

Thomas Khalenberg

36-vjeçari më vonë ka mësuar se është prekur nga ky virus me të cilin ishte infektuar në Amsterdam.

Ka qenë klubi i Brondbyt që ka njoftuar se Khalenberg tani është mirë, por që ka infektuar 13 persona të klubit dhe tre futbollistë të mysafirëve nga Lyngby.

Në mesin e të infektuarëve me virusin janë ë mbrojtësi Joel Kabongo, ndihmës-trajneri Martin Retov, gazetari i klubit Jimmy Brinskby si dhe psikologu Christian Engell.

Brondby – Lyngby

Edhe nëntë puntor të tjerë nga administrate e Brondbyt janë infektuar dhe po qëndrojnë të izoluar duke marrë tretmanet mjekësore.

Ndërkohë tek Lyngby janë infektuar me virusin futbollistët Martin Ornskov, Kasper Jorgensen si dhe Patrick da Silva.

Brondby u ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë pasur nga dita e diel kontakt me ish-futbollistin e tyre Khalenberg që të lajmërohen tek autoritet për tu kontrolluar dhe për tu izoluar nga pjesa tjetër. /Telegrafi/