Vinnie Jones do të luajë rolin e ish-trajnerit të Leicester Cityt, Nigel Pearson, në filmin biografik të Jamie Vardyt.
Futbollisti i shndërruar në aktor është votuar nga lexuesit e Leicester Mercury si kandidati ideal për rolin e Pearson, i cili u zëvendësua nga Claudio Ranieri, përkundër se i mbajti ‘Dhelprat’ në Ligën Premier në edicionin e kaluar.
Jones tashmë ka luajtur në një filmi për futbollin, “Mean Machine”, ku luan edhe futbollisti shqiptar Shefki Kuqi.
Anëtari i “One Direction”, Louis Tomlinson, është favorit për ta luajtur rolin e Vardyt në filmin që pritet të jetë i gatshëm kah fundi i vitit 2017.
Vinnie Jones ka qenë një mesfushor, i cili karrierën e tij e ka zhvilluar gjatë viteve 1984-1999, ndërsa ka luajtur për klubet, si Wimbledon, Leeds United, Sheffield United dhe Chelsea.
Ai tashmë ka krijuar edhe një karrierë të suksesshme filmike duke luajtur kryesisht role negative. /Telegrafi/