Lajm i bujshëm nga Brazili, pasi ish-futbollisti i Borusia Moenchengladbach dhe disa klubeve të tjerë, Marcelo Pletsch, është arrestuar për posedim të sasisë së madhe të mariuhanës.
Tashmë 40 vjeç, Pletsch jeton prej disa vitesh në Brazil, pas tërheqjes nga futbolli.
Ish-mbrojtësi i Gladbahut është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë, pasi në një kamion në emër të tij u zbuluan 793 kg marihuanë.
Nëse ai shpallet fajtor, rrezikon 5 deri në 10 vite burg.
Shokët e quajnë histori trishtuese
Marcel Witeczek që ka luajtur me brazilianin nga viti 1999 deri në vitin 2003 ka thënë se kjo gjë është trishtuese.
“Është një lajm shokues dhe shumë i dhimbshëm. Nuk është një gjë që duhet t’i ndodh një ish lojtari të Bundesligës. Shpresojë që të jetë ndryshe”.
Michael Klinkert që ka luajtur me të nga viti 1999 deri në vitin 2000, ka thënë se nuk po i besohet.
“Është një gjë që nuk mund ta besoj. Ka shpresë për të pasi mund të ketë qëlluar në kohën e gabuar dhe vendin e gabuar”.
Njeri i skandaleve
Pletsch ishte suspenduar nga klubi në vitin 2004 pasi e kishte quajtur Gladbachun, ‘klub m…’.
Pas kësaj Gladbach e përjashtoi Pletschin, ndërsa ia tentoi të bëjë karrierë edhe në Greqi dhe Qipro. Ai i dh fund karrierës në vitin 2011 në Brazil. /Telegrafi/