Site icon Telegrafi

Ish-futbollist zviceran tani delegat në FIFA: Nuk dënohen Xhaka dhe Shaqiri, ishin reagime emocionale

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka hapur procedurë disiplinore për dy yjet shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Dy futbollistët nga Kosova shënuan gola të rëndësishëm duke gjunjëzuar serbët në triumfin e Zvicrës 2-1.

Por ka qenë, Claudio Susler ish-futbollisti i njohur zviceran që ka folur për këtë çështje.

Susler tani punon në FIFA si delegat i ndeshjeve dhe ka thënë se nuk ka vend për dënimin e dy shqiptarëve.

Festa me shqiponje e Granit Xhakës (Getty Images)

“Nuk ka vend për dënimin e Xhakës e Shaqirit. Ata nuk dërguan mesazhe politike. Ato ishin reagime emocionale të momentit”.

“As shkenca nuk mund t’i përshkruan. Ne nuk mund t’i kontrollojmë emocionet”, deklaroi Susler.

Ndërkohë, FIFA ka nisur hetimet ndaj trajnerit të përfaqësueses serbe Mladen Krstajic, i cili një ditë pas ndeshjes kishte thënë se gjyqtari Felix Brych e meriton të gjykohet në Hag të Holandës.

Festa e Xherdan Shaqirit (Getty Images)

Zvicra mposhti Serbinë me rezultat 2-1, ku ishte një rikthim spektakolar i helvetëve falë golave nga Graniti e Xherdani. /Telegrafi/

Exit mobile version