Mos themelimi i Gjykatës apo njësisë Speciale për krim të organizuar pranë Gjykatës Penale në Shkup vështirëson proceset gjyqësore të ngritura nga Prokuroria Speciale, vlerëson ish-gjykatësi Fadil Xhelili.
Sipas tij bëhet fjalë për raste të vështira ku bëjnë pjesë ish-funksoionarë të lartë të pushtetit që kanë qeverisur për 12 vite, kohë në të cilën janë zgjedhur edhe gjykatësit të cilët tani procesojnë këto lëndë.
“Ata kanë rrënjë të fuqishme në institucionet shtetërorë andaj ka përjashtime në respektimin e afateve dhe zgjetjen e procedurave”, tha për TVM2 Fadil Xhelili.
Xhelili nuk dyshon se edhe për këto lëndë do të ketë një epilog pëfundimtarë gjyqësorë, dilema qëndron se nëse ato vendime do të zbatohen deri në fund.
“Përshtypja ime është se më në fund këto do të kenë epilog juridik do të kenë edhe vendime gjykuese por është vështirë të parashihet se sa do të jenë ato vendime dhe se sa ato do të realizohen deri në fund”, u shpreh ish-gjykatësi, Fadil Xhelili.
Që nga fillimi i procedurave gjyqësore në rastet e ngritura nga PSP, kjo e fundit thekson se të akuzuarit dhe pala mbrojtëse me ankesa dhe vërejtje të pabaza vazhdimisht kërkon anlulimin dhe stërzgjatjen e gjykimeve për këto raste.
Prokuroria Speciale Publike u themelua si rrjedhojë e marrëveshjes politike të vendore dhe faktorit ndërkombëtar, duke pasur si detyrë hetimin e rasteve pas publikimit të bisedave të përgjuara.