Karol Sikora, akademik dhe njëherit ish-onkologu kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka thënë se coronavirusi mund të zhduket vetvetiu para se të zbulohet dhe prodhohet çfarëdo vaksine kundër COVID-19.
Shkencëtari britanik ka shkruar në Twitter duke shpjeguar se ekzistojnë gjasat reale që virusi do të zhdukej rrugëve natyrale, para se shkencëtarët të zhvillojnë një vaksinë, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se kemi më shumë imunitet se që është vlerësuar më herët. Duhet të vazhdojmë me ngadalësimin e virusit, por ai edhe mund të zhduket”, ka shkruar Sikora.
Ky postim ka thënë se është mendim i tij personal dhe një nga skenarët e mundshëm. Shkencëtari britanik ka pranuar se askush nuk e di se çfarë do të ndodh, duke i bërë thirrje qytetarëve nga e mbarë bota që t’i përmbahen rregullit të distancimit fizik social.
There is a real chance that the virus will burn out naturally before any vaccine is developed.
We are seeing a roughly similar pattern everywhere – I suspect we have more immunity than estimated.
We need to keep slowing the virus, but it could be petering out by itself.
— Professor Karol Sikora (@ProfKarolSikora) May 16, 2020
Një sërë vendesh dhe kompani farmaceutike në mbarë botën janë vënë në garë për zhvillimin e vaksinës kundër coronavirusit, që deri më tani ua ka marrë jetën më shumë se 316 mijë personave në mbarë botën.
Në fillim të javë së kaluar, OBSH-ja ka zbuluar se tetë kandidatë për vaksinë janë aktualisht në garë dhe po bëjnë testet klinike, derisa për 110 vaksina tjera janë duke u kryer teste para klinike. Vendet si Britania e Madhe dhe Kina kanë filluar testimin e vaksinave në njerëz.
Megjithatë ende nuk dihet se kur do të jenë të gatshme për përdorim këto vaksina të shumëpërfolura. Drejtori i Instituti Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA, Anthony Fauci, paralajmëron se “nuk ka siguri që vaksina do të jetë efikase”. /Telegrafi/