Telegrafi

Ish- e dashura i tregon Lingardit çfarë ka humbur

Modelja Jena Frumes u bë e njohur për publikun e gjerë falë lidhjes së saj me futbollistin anglez, Jesse Lingard.

24-vjeçarja dhe ylli i Manchester Unitedit ishin bashkë për 15 muaj, ndërsa ajo vendosi t’i jepte fund lidhjes në mars të këtij viti.

Kur u nda nga Lingard, ajo bëri një postim në rrjetet sociale duke thënë: “Së paku, unë jam përpjekur dhe për më shumë e kam shijuar këtë aventurë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jesse Lingard

Bukuroshja kishte shtuar se e do Jessen, porse nganjëherë gjërat nuk shkojnë. Ndërsa përmes postimeve në Instagram, Jena po i tregon futbollistit se çfarë ka humbur.

Imazhet me bikini dhe ato që vënë në pah figurën e saj trupore, kanë marrë qindra mijëra pëlqime nga 3.5 milionë ndjekësit e modeles amerikane në Instagram. /Telegrafi/