Alexandra Rodriguez nuk arriti ta mbante gjatë lidhjen me Justin Bieber, me të cilin pati një romancë në vitin 2016.
Mirëpo, modelja nuk dukej aspak e shqetësuar në Miami, përkundër statusit ‘solo’.
Bukuroshja portorikane është fotografuar në plazh e veshur vetëm me bikini duke vënë në pah linjat e saja trupore.
Alexandra u bë e njohur pas pjesëmarrjes në videoklipet e Pitbull dhe Austin Mahone.
Ndërsa në vitin e kaluar, u fotografua pikërisht në Miami me këngëtarin e famshëm, Justin Bieber dhe që atëherë fotografët e kanë ndjekur kohë pas kohë për të sjellë imazhe për faqet rozë. /Telegrafi/