Telegrafi

Ish e dashura që ia dëmtoi veturën e 400 mijë eurove, u lirua pa asnjë dënim (Foto)

Një grua e mllefosur nga tradhtia e partnerit, shkroi fjalë ofenduese në veturën e tij dhe ia theu disa pjesë me shkop bejsbolli, u lirua nga policia pa asnjë dënim.

“Mashtrues” dhe “Mashkull lavire” kishte shkruar ajo në pjesën e jashtme të Mercedesit që kushton rreth 400 mijë euro, të parkuar në një lagje të Adelaide të Australisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kur u kuptua se, tashmë ish i dashuri, e kishte lënë shtatzënë një tjetër derisa ishte me të, u konsiderua se ajo kishte vepruar në afekt dhe u lirua menjëherë.

Meqenëse nuk ka ndonjë evidencë kriminale, mbi kryerësen e këtij veprimi u mbyllën hetimet, me vetëm një vërejtje.

Më i dëmtuari mbetet pronari i makinës luksoze, që detyrohet të pastrojë dhe lyejë eksterierin, pasi nuk iu sigurua ndonjë kompensim. /Telegrafi/