Chris Brown raportohet se është në rrugë e sipër të bëhet baba për herë të dytë.
E gjithë kjo pasi ish-e dashura e tij, Ammika Harris, thuhet se është shtatzënë dhe se po pret të lind një djalë.
Hera parë ishte shkruar në muajin qershor se modelja 26-vjeçare ishte shtatzënë, ku ish-çifti nuk ka komentuar artikujt e mediave.
Sipas TMZ, Chris dhe Ammika kanë flirtuar disa muaj më parë edhe pse dyshja u nda kohët e fundit.
Chris ka qenë shumë i vëmendshëm ndaj ishit dhe thuhet se po i ofron mbështetje financiare, mjekësore dhe emocionale pasi morën lajmin e lumtur.
Ndryshe, kjo do të jetë hera e dytë që reperi do të ndryshon peceta të ndyra, i cili tashmë është babai i vajzës pesëvjeçare Royalty, të cilën e ka me ish-gruan, Nia Guzman. /Telegrafi/