Site icon Telegrafi

Ish e dashura lind fëmijë, Seldi feston ditëlindjen e të fejuarës (Foto)

Gjersa po feston ditëlindjen e të fejuarës së tij, Dafinës, ish e dashura e këngëtarit Seldi, është bërë nënë.

Bëhet fjalë për Domenika Çaushaj, e cila u bë e njohur si vajza çapkëne nga spektakli “Big Brother Albania”, edicioni i tretë, aty ku personazhet ishin nga më të shumllojshmit që zgjuan interes me historitë e tyre rozë.

Domenika pas daljes nga spektakli, nuk qëndroi gjatë në Shqipëri, pasi u shpërngul për të jetuar në Itali e më saktë në Romë, atje ku kishte qëndruar një kohë të gjatë.
Në Shqipëri u bë shumë e njohur nga historia e saj e dashurisë me Seldin, që më pas u ndanë për shkak se, sipas asaj që kishte deklaruar, ajo kishte zbuluar homoseksualitetin e këngëtarit, që më pas u bë shumë i njohur në muzikë.

Megjithatë, të dy vazhduan jetën e tyre, ajo në Itali e ai në Shqipëri, por në anën tjetër Domenika deri më tani nuk ka zbuluar të dashurin e ri me të cilin është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë djalin e saj të parë, që e ka pagëzuar me emrin John.

Lajmin për lindjen e djalit e ka bërë të ditur vetë Domenika në profilin e saj në Facebook, ndërsa siç mësojmë, ajo prej tre vitesh punon në Akademinë e Arteve të Bukura të Romës si asistente teknike në skenografi.


Exit mobile version