Telegrafi

Ish-e dashura: Emery më quante ‘shtrigë të bardhë’ dhe më fajësonte për shkarkimin nga Arsenali

(Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Ish-e dashura e Unai Emery, Sacha Wright, ka thënë se trajneri e kishte akuzuar atë për shkarkimin nga Arsenali, duke e quajtur “shtrigë të bardhë”.

Qëndrimi i 48-vjeçarit në Emirates nuk zgjati as një vit e gjysmë, ashtu që në nëntor të vitit 2019 u lirua nga detyra.

Disa muaj para se të largohej në Topçinjtë, spanjolli u nda nga Wright, ndërsa ata u pajtuan në muajin dhjetor, pasi ishte shkarkuar nga klubi anglez.

Unai Emery (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Asokohe më fajësonte mua për shkarkimin. Më thoshte se jam një shtrigë e bardhë, sepse i kisha sjellë shumë fat të keq. Ai më tha: ‘Nga dita kur u ndamë, ne filluam të humbim’”.

“Më tha se ishte aq i stresuar, saqë vëmendja e tij nuk ishte në vendin e duhur pasi u ndamë”, ka treguar Wright për The Sun.

Pas sukseseve te Sevilla dhe Paris Saint-Germaini, pritej shumë nga Emery kur arriti te Arsenali, mirëpo nuk arriti t’i plotësonte pritshmëritë. /Telegrafi/