Desiree Cordero është një modele spanjollë dhe ‘Miss Spanja’ nga viti 2014, të cilës i pëlqen futbolli. Për më shumë, ajo ka prirje për t’u lidhur me futbollistë.
Edhe pse jeton në Los Angeles, 25-vjeçarja ka nisur një lidhje dashurie me yllin e Lazios – mesfushorin argjentinas, Joaquin Correa.
Në të kaluarën, gjegjësisht në vitin 2016, Desiree ka pasur një romancë me asokohe futbollistin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili tash është pjesë e Juventusit.
Ata kanë qenë në lidhje për disa muaj, para se portugezi t’i jepte fund lidhjes, ndërsa bukuroshja ishte fotografuar disa herë në pronën e futbollistit në Madrid.
Arsyeja pse ishin ndarë, sipas Flash Vidas, ishte sepse Ronaldos nuk i pëlqente uria e Corderos për famë. Kjo gjë duket se nuk i pengon Correas, i cili thuhet se është më lidhje me modelen që nga viti 2018.
Desiree e nisi karrierën si modele në moshën 17 vjeçare duke udhëtuar drejt Stambollit për fotosesionin e parë të modës. Ndërsa ngritjen e madhe në karrierë e arriti në vitin 2014 pasi u shpall më e bukura e Spanjës. /Telegrafi/